Kuvendi pret bashkatdhetarët

Aktuale August 01, 2018 - 17:14
Lexo detajet

Përmes një njoftimi për media, Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se të enjten dhe të premten ky institucion do të jetë i hapur për bashkatdhetarët që dëshirojnë ta vizitojnë atë, raporton “Zëri.info”.

Në bazë të kësaj komunikate Kuvendi i pret mërgimtarët nga ora 10-15.

LEXO EDHE: Kuvendi në pushim me vetëm 22% të punëve të kryera

“Të enjten dhe të premten Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët. Të enjten dhe të premten, përkatësisht më 2 dhe 3 gusht 2018, nga ora 10:00 - 15:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet aktiviteti, tashmë tradicional, "Bashkatdhetarët në Kuvend". Gjatë këtyre dy ditëve, Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës. /ZËRI