Zeka: Gjergj Dedaj është turpi i Qeverisë

Aktuale July 31, 2018 - 14:30
Lexo detajet

Deputeti i partisë Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka ka komentuar deklaratën e zëvendësministrit, Gjergj Dedaj i cili ditë më parë i ka quajtur Serbinë dhe Turqinë ‘Shtrigat e Ballkanit’, raporton “Zëri.info”.

Zeka e ka quajtura atë turp të Qeverisë dhe ka kërkuar shkarkimin e tij.

LEXO EDHE: Reagon ashpër Qeveria e Kosovës, shkak deklaratat e Gjergj Dedajt

“Gjergj Dedaj eshte turpi i Qeverise. Turp per ata qe e kane propozu, turp per ata qe e kane emru, edhe ma turp nese nuk e shkarkoni…!!!

Për këtë deklaratë të Gjergj Dedajt ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës dhe deputet të grupit 6+ në Kuvendin e Kosovës. /ZËRI