A pranon ta udhëheqë dialogun me Serbinë, flet Albin Kurti
I pyetur nga gazetarët se a do ti udhëheqë negociatat Kosovë- Serbi, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë që është ende herët të flitet, raporton “Zëri.info”.
“Besoj që sqarimin duhet ta thënë për kompromiset, ata nuk flasin për dhimbjen e vetes por për dhimbjen e shtetit prandaj është e domosdoshme që kjo çështje të kthehet në shoqërinë tonë, duhet të bëhet vlerësimi qe nga vitit 2011 dhe të formohet ekipi negociator me udhëheqës dhe strategji të gjitha” tha ai.
LEXO EDHE: A pranon ta udhëheqë dialogun me Serbinë, flet Albin Kurti
Ndërkaq për atë se a do të pranonte të ishte kryenegociator tha se është ende herët të flitet.
“Kjo është Sikur të vendosim qerren para kuajve, duhet të bëhet vlerësimi 38 faqesh i Qeverisë, është e papërshtatshme për fundin kur nuk e kemi bërë hesapet më herët”. /ZERI