Reagon ashpër Qeveria e Kosovës, shkak deklaratat e Gjergj Dedajt

Aktuale July 31, 2018 - 13:20
Lexo detajet

Ditëve të fundit zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka dal me një deklaratë e cila ka bërë bujë në media pasi që ai Serbinë dhe Turqinë i quan ‘Shtrigat e Ballkanit’, raporton “Zëri.info”.

Po kjo deklaratë e ka shtyrë Qeverinë e Kosovës që të reagoj duke i dal në mbrojtje kështu Turqisë dhe shtetasve të saj. Sipas Qeverisë këto deklarata nuk paraqesin as dëshirën e qeverisë por as të popullit.

LEXO EDHE: Dedaj: Serbia dhe Turqia ‘Shtrigat e Ballkanit”

Ja reagimi i plotë i Qeverisë së Kosovës:

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh qëndrim se, deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë, nga kushdo qofshin, janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë Haradinaj, as kur ato thuhen nga ndonjë zyrtar i kësaj qeverie apo kushdoqoftë tjetër.

Këto deklarime, nuk paraqesin as dëshirën e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për ruajtjen e marrëdhënieve tashmë tradicionalisht të mira që ka Republika e Kosovës me Republikën e Turqisë dhe popullin turk! /ZËRI