Thaçi: Ata që duan kokën time e kanë nga një përqafim të ngrohtë

Aktuale July 31, 2018 - 13:00
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kritikuar partitë politike për mosarritjen e një konsensusi të gjerë rreth fazës finale të dialogut me Serbinë, raporton zeri.info.

Duke folur rreth faktit që opozita nuk po e pranon atë për kryenegociator, kreu i shtetit vlerësoi se nuk duhet fokusuar në linçim, por në unifikim të spektrit politik në Kosovë.

“Nuk duhet të fokusohemi në linçim, duhet të fokusohemi në bashkim të spektrit politik. Është për të mirën e të gjithëve. Mjaft jemi vonuar në histori, por nuk guxojmë të vonohemi për të ardhmen”, deklaroi ai.

LEXO EDHE: Thaçi: S’ka ndarje të Kosovës, deklaratat e tilla janë “fake news”

Thaçi tutje, ua “premtoi” nga një përqafim të gjithë atyre që siç tha ai, e dëshirojnë “kokën” e tij.

“Për këtë arsye, të gjithë ata që e duan kokën time e kanë nga një përqafim të ngrohtë”, potencoi ai.

Para mediave sot, presidenti i shtetit kritikoi partitë politike për humbjen e kohës, edhe për liberalizimin e vizave, por edhe për themelimin e ushtrisë.

“Themelimi i ushtrisë u vonua për shkak të kryeneçësisë kryekëput politike dhe sot kur është krijuar një mundësi historike për ta arritur një marrëveshje, ne si institucione duhet ta gjejmë rrugën për zgjidhje”, nënvizoi Thaçi/Zeri