KDI: Sistemi i shëndetësisë është i kapur

Aktuale July 31, 2018 - 10:54
Lexo detajet

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me programin “Kapja e shtetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi”, i cili zbatohet nga rrjeti global ‘Transparency International’, sot publikuan raportin “Tregtimi i shëndetit publik për përfitime private” ku u tha se shëndetësia është e kapur, raporton Zëri.info.

Arben Kelmendi menaxher i projekteve të KDI-së me ‘Transparenc Internationaly’ tha se sektori i shëndetësisë është i kapur prej një grupi të vogël të personave.

Ai theksoi se për këtë sektor po ashtu është ndarë edhe pak buxhet.

"Sektori i shëndetësisë ka nivel të ulët të financimit. Ne shpenzojmë 5 herë më pak se Shqipëria për kokë banori. Në një buxhet të tillë ka edhe rezultate të dobëta. Ne jetojmë më së paku në rajon. Kosova ka 1.2 mjek për banorët derisa mesatarja evropiane është 3.2.

Po ashtu kemi pasur sistemin e referimit për shërbimet kardiokirurgjike në raste kur s`ka pasur mundësi të ofrohen shërbimet. Qytetarët kanë filluar të referohen në spitalet privat. Ka qenë një rrjet njerëzish që kanë qenë të përfshirë në këto afera", tha ai.

Ndërsa, Mona Niemeyer tha se qëllimi i projektit së bashku me KDI-në është qe të luftohet korrupsioni.

"Që 25 vite po luftojmë korrupsionin. Nga vitet e 90 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shkuar në drejtim të demokratizimit dhe kanë bërë përpjekje për të fuqizuar sistemin e tyre kundër korrupsionit. Qëllimi i këtij projekti është të zvogëlojë korrupsionin. Parimisht është si një kontroll mjekësore", tha ajo.

Sipas saj, duke keqpërdorur paratë publike, vjedhin parat e qytetarëve për barna.

LEXO EDHE: Në Klinikën e Biokimisë sëmundjet diagnostikohen me aparatura të stërvjetruara

"Kapja e shtetit është e përkufizuar kur vendimet publike drejtohen nga interesat e tyre. Mos të harrojmë që korrupsioni do të thotë ngadëlsimin e jetëve së njerëzve dhe kudo qe vjedhen parat ato para janë për barna shkolla etj", theksoi ajo.

Ndërsa drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu

Ardian Ferizi, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë tha se janë duke punuar që të ndalohet referimi nga institucionet shëndetësore.

Sipas tij, ministria është duke furnizuar edhe klinikat me pajisjet e nevojshme.

"Nevoja e parë që kemi marr ka qenë lista e pritjes. Në trajtimin jashtë institucioneve publike mjete më së shumti që janë shpenzuar janë për kardiokirurgji ku edhe kësaj i kemi dhënë prioritet. Në klinika kemi kërkuar raport të SHSKUK-së se pse ka lista të pritjeve. Kemi filluar të blejmë edhe pajisje për diagnostik. /Zëri/