Debat i ashpër për dialogun, s’ka platformë të përbashkët

Aktuale July 31, 2018 - 09:14

Të hënën ka vazhduar debati parlamentar lidhur me fazën finale të dialogut Kosovë - Serbi. Debati në mes të pushtetit dhe të opozitës, por edhe në mes të vet opozitarëve ka qenë i gjatë dhe në shumë raste i ashpër. Grupet parlamentare duken larg arritjes së një platforme, shkruan gazeta "Zëri". 

Ndonëse në seancën e djeshme u debatua gjatë për fazën finale të dialogut në mes të Kosovës e Serbisë, partitë politike nuk arritën të bien në ujdi për një platformë të përbashkët se si të shkohet në fazën finale të këtij dialogu. Përderisa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u bëri thirrje partive politike që të unifikohen rreth një platforme, pasi sipas tij nëse s’ka marrëveshje nga ky dialog Kosova është ajo që del e humbur, partitë opozitare as që diskutuan për unifikim. Debati i opozitës gjatë gjithë seancës u përqendrua në kundërshtimin e tyre që presidenti Hashim Thaçi të jetë udhëheqës i dialogut. Ata qëndruan të palëkundur ndaj faktit se përgjegjësia kushtetuese për udhëheqjen e dialogut me Serbinë nuk bie mbi presidentin.

LEXO EDHE: Kosova në Bruksel kërkon të drejta për Luginën, jo bashkim

Haradinaj: Kosova mund të pësojë nëse s’ka marrëveshje me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se në rast të mosarritjes së një marrëveshjeje me shtetin serb të gjithë si përfaqësues politikë të Kosovës do ta bartin përgjegjësinë. Ajo që do të ndodhë, sipas tij, është që Serbisë do t’i lejohet të ecë përpara e Kosova do të ngecë. Haradinaj ka kritikuar partitë opozitare që gjatë diskutimit për dialogun Kosovë - Serbi nuk e kanë përqendrimin as te formula dhe as te platforma, por e kanë te fitimi i ndonjë poeni politik.

“Vlerësimi se Serbia është e varur prej nesh dhe nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës ata e pësojnë një masë, qëndron. Është kusht për ta nga BE-ja, duhet t’i zgjidhin krejt problemet, mirëpo Serbia ende nuk ka mbërritur në atë fazën finale se nëse nuk i ka zgjidhur këto probleme nuk mund të ecë më tutje përpara. Pra, Serbia ka kohë deri në ditën kur nënshkruan anëtarësimin në BE, ka hapësirë kohore të manovrojë me të. Nëse është 25 i ka edhe 7 vjet, 7 vjet të këtilla për Kosovën në pritje pa një marrëveshje mund të jenë të dhimbshme”, tha ai...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)