Haradinaj: Me mujtë shkojmë deri në Nish por s`mundemi

Aktuale July 30, 2018 - 18:54
Lexo detajet

Në debatin që po vazhdon në Kuvend rreth dialogut me Serbinë është përfshirë edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Pas akuzave të shumta që po merr AAK-ja nga opozita për mbështetjen që po i jep Thaçit për udhëheqjen e dialogut, Haradinaj ka thënë se askush nuk duhet të shitet patriot, ngase siç ka thënë ai, po të kishin fuqi kufirin do ta dërgonin deri në Nish.

Haradinaj ka thënë se të gjitha, dikush më pak e dikush më shumë, ia ka dhënë hakun Kosovës, andaj nuk duhet që të akuzohen ata që madje njihen që nga lufta.

LEXO EDHE: Haradinaj: Me Thaçin e Veselin, s’jam bërë partner për qef

Ai ka thënë se po të kishin mundësi do ta dërgonin kufirin deri në Nish, por realiteti është tjetër.

“Me pas mujtë, deri në Nish kishim shku, por s’mundemi, unë mendoj se të gjithë pak ose shumë ja kemi dhanë hakun Kosovës, kështu që nuk duhet të bëhemi si patriot. Me pas mujt me qit çizmen në kufi qysh në kohë, hiq si kishim pas këtë temë në tavolinë, por tash duhet të ecim” ka thënë Haradinaj.