Haradinaj: Me Thaçin e Veselin, s’jam bërë partner për qef

Aktuale July 30, 2018 - 16:23
Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj teksa ka folur në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka thënë se me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli nuk është bërë partner për qef, raporton “Zeri.info”.

“Mu me kanë zgjedh kryeministër 10 % e popullit s’janë më shumë. Ata njerëz me kanë qëndruar besnik në të gjitha situatat, Hashimi e Kadria s’më kanë be partner për qef po iu kanë dashtë do vota, për qef edhe na ishim bo vet”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Haxhiu-Tahirit: Militant i Thaçit

Ai tutje u ka thënë partive politike që të gjejnë një gjuhë të përbashkët që të dalin sa më mirë nga procesi i dialogut. /ZERI