Haxhiu-Tahirit: Militant i Thaçit

Aktuale July 30, 2018 - 15:57
Lexo detajet

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila ngriti çështjen e gjyqtarëve serb të cilët sipas saj nuk janë dekretuar dhe nuk po punojnë sipas ligjeve të Kosovës, e ka quajtur Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin, militant të Presidentit Hashim Thaçi, raporton Zëri.Info

“Po sillesh si militant i Hashim Thaçit. I kam krahasuar dekretet e një gjyqtari shqiptar dhe të komuniteteve tjera dhe nuk janë të njëjta. Ata nuk kanë vendosur firmën ku shkruan Republika e Kosovës”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE: Hoti: Marrëveshja me Serbinë të nënkuptojë njohje reciproke

Asaj i është kundërpërgjigjur ministri Tahiri i cili ka thënë se të gjithë gjyqtarët pa dallim punojnë në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës.

“Po të sigurojë ty dhe të gjithë qytetarët e Kosovës se të gjithë gjyqtarët punojnë në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës”, tha ai. /ZËRI/