Kurti: Thaçi ka nisur një aventurë personale

Aktuale July 30, 2018 - 12:23
Lexoni më shumë detaje

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar edhe një herë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa ndihmën e Kosovës. Sipas tij është Serbia ajo që është e varur nga Kosova dhe jo e kundërta, raporton “Zeri.info”.

“Për tu anëtarësuar Serbia në BE është e varur nga Kosova dhe shqiptarët. Ne i kemi tri leva në raport më Serbinë, e që janë: Varësia e Serbisë për integrim në BE, që varet nga Kosova, tregu i Serbisë në Kosovë, reciprociteti i të drejtave në Kosovë dhe Serbi”, tha Kurti.

Kurti tutje tha se qëllimi i deritanishëm i dialogut me Serbinë ka qenë vet dialogu dhe jo marrëveshjet.  

“Rezultati kryesor i dialogut te deritanishëm ishte Lista Serbe. Qëllimi i dialogut duket të ketë qenë vet dialogu pasi është vrapuar pas marrëveshjeve të reja pavarësisht që marrëveshjet aktuale nuk janë zbatuar”, tha ai, raporton “Zeri.info”.

Ai tutje ka komentuar edhe takimin e presidentit Thaçi me kryeministrin rus, Dmitry Medvedev.

Ai tha se Thaçi nuk duhet të informojë askënd për asgjë pasi ai nuk është informator.

Por sipas Kurtit,Thaçi tashmë ka nisur aventurën personale. /ZËRI/