Vazhdon debati parlamentar për dialogun me Serbinë

Aktuale July 30, 2018 - 07:54
Lexoni më shumë detaje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do ta vazhdojnë debatin parlamentar lidhur me dialogun me Serbinë.

Vazhdimi i seancës do të jetë nga ora 10:00.

Deputetët po ashtu do të shqyrtojnë edhe Projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, Projektligjin për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së  pajustifikueshme, Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës, etj.

Ky është rendi i ditës:

Vazhdimi i debatit parlamentar për dialogun me Serbinë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,

Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregulltiv të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.