Nesër vazhdon debati parlamentar për dialogun me Serbinë

Aktuale July 29, 2018 - 19:30
Lexoni më shumë detaje

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë nesër seancën plenare që ishte paraparë të mbahet të premten, por ishte shtyrë për shkak të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi.

Debati për dialogun me Serbinë do të fillojë nga ora 10:00, transmeton "Zeri.info".

Pika e parë e rendit të ditës së kësaj seance parasheh vazhdimin e debatit parlamentar për dialogun me Serbinë, që muajt e fundit ka përçarë pozitën dhe opozitën.

Përderisa pozita po vazhdon takimet në Bruksel opozita po kërkon që presidenti Hashim Thaçi të mos e përfaqësoje më Kosovën në dialog ngase sipas tyre ka mungesë të integritetit për ta bërë një gjë të tillë.

Së fundmi reagime ka pasur edhe në lidhje me atë që dialogu do të sjellë ndarje të Kosovës, sidomos pas një deklaratat të ambasadorit amerikan Greg Delawie që nuk kishte mohuar se në Bruksel mund të bisedohet për diçka të tillë.

Ani pse kishte thënë pas deklaratës se është keqinterpretuar nga mediet. /ZËRI/