Familja e Ibrahim Rugovës respektoi Demaçin -uli flamujt në gjysmështizë në shtëpinë e tyre në Velani

Aktuale July 29, 2018 - 17:46
Lexoni më shumë detaje

Partia më e madhe në Kosovë, LDK, injoroi të shtunën varrimin e Adem Demaçit, duke mos dërguar asnjë përfaqësues në këtë ceremoni.

Mirëpo, familja e ish-udhëheqësit të LDK’së, Ibrahim Rugova, e ka respektuar Demaçin, duke ulur në gjysmështizë flamujt në shtëpinë e tyre në Velani.

Ibrahim Rugova asnjëherë s’kishte thënë fjalë të këqija për Adem Demaçin, pavarësisht se ky i fundit s’kishte lënë akuzë pa bërë për liderin e LDK’së dhe të shqiptarëve të Kosovës.

Për shkak të kritikave të Demaçit ndaj LDK’së dhe Rugovës, Partia e Isa Mustafës, të shtunën, e injoroi tërësisht varrimin e “Mandeles” së Kosovës. Askush prej udhëheqësve të kësaj partie nuk shkoi në varrimin e Demaçit.

Megjithëkëtë, Familja e Presidentit Rugova e vendosur në Velani ka respektuar figurën e Adem Demaçit. Në shenjë respekti për ditët e zisë për njeriun që qëndroi 28 vjet në burgjet e Serbisë, Familja e Rugovës ka ulur në gjysmështizë flamujt e vendosur në shtëpinë e tyre.

Ibrahim Rugova ishte udhëheqës i LDK’së, ndërsa, Demaçi për një kohë ishte udhëheqës i KMDLNJ dhe Partisë Parlamentare të Kosovës.

Demaçi kishte kundërshtuar kursin paqësor të Rugovës për çlirimin e Kosovës dhe kishte përkrahur krahun e luftës, duke u bërë përkrahës i figurave kryesore të PDK’së.

Image

Image

Image

Image