Vuçiq: Së shpejti do ta bëjë publike zgjidhjen për çështjen e Kosovës

Aktuale July 29, 2018 - 15:44
Detajet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se së shpejti do të dale më idetë e tija për zgjidhjen e problemit me Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se idetë e tija do të jenë më të mirat për Serbinë dhe për të ardhmen e shtetit.

“Unë prezantoj interesat e Serbisë” ka thënë Vuçiq, raporton Periskopi, marrë nga Danas.

LEXO EDHE: 'Idetë mbi ndarje territoresh i takojnë mendësive të kaluara'

Sa i përket qëndrimit të Kishës Serbe, Vuçiq ka thënë se shteti është i ndarë nga kisha, mëgjithatë thotë se nuk do t’ia ndalojë asnjëherë atyre që të shprehin opinionin e tyre.

Ndërkohë aktualisht sa i përket çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është riaktualizuar ideja e shkëmbimit të territoreve, e cila nuk është pritur mirë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.