Hashim Thaçi mirënjohës ndaj Kishës që organizoi meshë për Adem Demaçin

Aktuale July 29, 2018 - 14:48
Detajet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shprehur se është mirënjohës ndaj Kishës Katolike për organizimin e meshës për veprimtarin e çështjeve kombëtare, Adem Demaçi i cili ka ndërruar jetë ditë më parë, shkruan “Zëri.info”.

Këto deklarata Thaçi i ka bërë në një postim në “Facebook”, ku ka shkruar se Demaçi ishte njeri i drejtpërdrejtë, tolerant e mendjehapur.

LEXO EDHE: Ish-nënkryetari i LDK-së me fjalë të mëdha për Adem Demaçin

“Mirënjohës për Kishën Katolike, për organizimin e meshës për shpirtin e veprimtarit, Adem Demaçi. Ai ishte i drejtpërdrejtë, tolerant, mendjehapur, kampion i fjalës së lirë. Dritë pastë shpirti i tij”, ka shkruar Presidenti”, ka shkruar ai.

Adem Demaçi ka vdekur në moshën 82-vjecare ndërsa dje me nderime të larta shtetërore ai është varrosur në “Varrezat e Dëshmorëve” në Prishtinë. /ZËRI