"Deklarimet e opozitës për zgjedhje, joserioze"

Aktuale July 28, 2018 - 20:30
Detajet

Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu”, i ka cilësuar joserioze deklaratat e partive opozitare për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, shkruan "Zëri.info".

 “I kemi tri parti opozitare, që të tria së bashku shumë lehtë mund ta krijojnë një shumicë prej 61 votash për t’i kërkuar votëbesim Qeverisë, një gjë të tillë nuk po e bëjnë, atëherë kjo në njëfarë mënyre po duket shumë joserioze”, ka deklaruar ai për gazetën "Zëri"

Sipas Demhasajt, deklarimet për zgjedhje nga ana e opozitës kanë nisur qysh prej konstituimit të institucioneve.

LEXO EDHE: Tri parti 'luftojnë' për katër vota

 “Nëse me të vërtetë opozita dëshiron që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme duhet të nisë që t’i mbledhë nënshkrimet në bazë të Kushtetutës dhe t’ia kërkojë votëbesimin Qeverisë. Po qe se opozita është e vendosur në këtë drejtim, atëherë nuk është vështirë që të sigurohen 4 vota edhe nga pozita për ta rrëzuar Qeverinë”, është shprehur Demhasaj.

Sipas tij, shumë më lehtë është sot që opozita t’i sigurojë votat për të shkuar drejt mocionit sesa herëve të kaluara./ZERI