Fillon ceremonia komemorative e Kuvendit të Kosovës për Demaçin

Aktuale July 27, 2018 - 11:31
E fundit

Nën tingujt e himnit kombëtar ka filluar seanca komemorative e Kuvendit të Kosovës me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Adem Demaçi raporton “Zeri.info”.

Në mesin e deputetëve të Kuvendit, të pranishëm janë edhe një numër i madh ambasadorësh të vendeve të ndryshme në Kosovë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe familjarë të të ndjerit.

LEXO EDHE: Homazhe për Adem Demaçin

Pas kësaj seance pritet të mbahen edhe homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00. /ZERI