Presidenti Thaçi nderon Enver Zymberin në 7 vjetorin e rënies

Aktuale July 26, 2018 - 16:46
Detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 7-vjetorin e rënies në detyrë të policit, Enver Zymberi e ka kujtuar atë duke i vendosur lule tek lapidari i tij pranë Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë së Kosovës, raporton “Zëri.info”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

LEXO EDHE: Policia nderon Enver Zymberin në 7 vjetorin e rënies

"Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim THAÇI,  në përvjetorin e shtatë të rënies në detyrë të Heroit të Kosovës, Enver ZYMERI, bëri nderime dhe vuri buqetë lulesh pranë lapidarit të heroit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës. Gjatë ceremonisë së nderimeve Presidenti i Republikës u shoqërua nga u.d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Naim REXHA dhe stafi i tij”, thuhet në komunikatë. /ZËRI

Image

Image