‘Radari zviceran’ kap kosovarët – njëri 124 km/orë, tjetri 152 km/orë

Aktuale July 24, 2018 - 23:40
Lexoni më shumë detaje

Policia e Luzernit në Zvicër ka kapur dy kosovarë të cilët po ngasnin makinën me shpejtësi të madhe.

Njëri doli pozitiv në testin e drogës dhe kishte një boks hekuri në bagazh.

Policia e Luzernit zhvilloi një kontroll të shtunën jashtë zonës së qytetit më saktësisht në vendin e quajtur Stächenrain pranë Luzern-Littau.

Dy kosovarët ranë në ‘kurth. Rreth orës 20:00 , një 18-vjecar u kap duke ngasur makinën me shpejtësi 124 km/orë. Atij ju sekuestrua patenta e shoferit dhe ndaj tij është ngritur një ecuri penale.

Ndërsa një tjetër 23-vjecar u kap mas gjysmë orë, gjersa ishte duke vozitur me shpejtësi 152 km/orë në zonën 80 km/orë. Ai poashtu doli të jetë pozitiv në një test droge dhe kishte një boks hekuri e cila ju sekuestrua. /IndeksOnline/