''Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë sa më shpejtë një marrëveshje paqësore''

Aktuale July 24, 2018 - 18:40
Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alon Fischer Kam

Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë sa më shpejtë një marrëveshje paqësore.

Kështu ka thënë për “Tanjug” ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alon Fischer Kam, e cila ka shtuar se e rëndësishme për shtetin izraelit është që kjo marrëveshje të arrihet sa më parë.

“Për Izraelin është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje paqësore me Kosovën, vizita e ardhshme e presidentit të Izraelit në Serbi, Ruven Rivlin, do të jetë tregues i qartë se ne shpresojmë që të arrihet një kompromis i kënaqshëm për të dy palët”, ka thënë Fischer Kam.

Sipas saj, është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrveshje afatgjatë e cila do të siguronte paqe dhe stabilitet në Ballkan, transmeton lajmi.net.

“Ne shpresojmë për më të mirën për Ballkanin. Ne dëshirojmë që të arrihet një zgjidhje paqësore e cila do t’i jepte fund këtij konflikti të gjatë. Kjo zgjidhje e kënaqshme do të ishte garantues edhe për kohëzgjatjen e saj”, është shprehur ambasadorja.

Ajo po ashtu tha se Kosova është çështje bilaterale mes Serbisë dhe Izraelit, qysh nga vendimi i kësaj të fundit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Image