Thaçi: Asociacioni, sipas Kushtetutës së Kosovës

Aktuale July 24, 2018 - 12:17
Detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të themelohet vetëm sipas Kushtetutës së Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Sipas kreut të shtetit, në AKS nuk do të përfshihen elemente që janë kundër ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.

LEXO EDHE: A do të ketë shkëmbim të territoreve me Serbinë, flet presidenti Thaçi

“Ky Asociacion do të themelohet sipas kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe opinionit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund të përfshihen ato gjëra që janë kundër ligjeve të Kosovës”, theksoi Thaçi.

 

Teksa foli rreth dialogut dhe qëndrimit të opozitës mbi këtë proces, Thaçi tha se nuk duhet të ketë ndarje mes pozitës dhe opozitës rreth këtij procesi.

 

“Sa i përket agjendës shtetërore nuk do të ketë ndarje pozitë- opozitë. Kemi një periudhë të shkurtër kohore, ku duhet të kemi një përgjegjësi të lartë”, potencoi ai./Zëri