Shkëmbimi i territoreve të mos jetë pjesë e dialogut

Aktuale July 23, 2018 - 23:33
Detajet

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të mos lejojnë që shkëmbimi i territoreve të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se as çështja e kufijve administrativ nuk duhet të jetë pjesë e dialogut dhe se Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe duhet të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës.

LEXO EDHE: Agim Bahtiri shanë dhe fyen gazetarin

Kreu i Mitrovicës i ka bërë thirrje spektrit politik t’i anashkalojnë partitë dhe të arrijnë pajtim në mënyrë që Kosova të përfaqësohet me njerëz të devotshëm dhe të aftë në bisedimet me Serbinë.

Sipas tij në bisedimet me Beogradin duhet të shkohet me një platformë të përbashkët, të studiuar mirë, dhe që Kuvendi duhet të ketë rolin kryesor.