'Qeveria aktuale ndër më të dobëtat në numra, opozita me veprime konkrete'

Aktuale July 23, 2018 - 22:21
Detajet

Analisti politik, Artan Murati ka komentuar situatën aktuale në koalicionin qeverisës i cili po udhëheq aktualisht me vendin, raporton “Zëri.info”.

Sipas tij ky koalicion është më i dobëti në numra në historinë moderne të politikës kosovare. Të dobët ai e ka quajtur edhe opozitën.

“Dy fakte tanimë te ditura: koalicioni qeverisës është me i dobëti ne numra ne historinë moderne te politikes kosovare, kurse opozita nder me te fortat ne numra por me te dobëtat me veprime konkrete. Besoj qe tanimë koalicioni qeverisës e di qe pa opozitën nuk mund te kalohet as një ligj i thjeshte, e lere me te trajtohen temat e mëdha te vendit. Arroganca e koalicionit qeverisës ndaj opozitës është lehte i ndëshkueshëm, me bllokim te Kuvendit, ashtu siç po ndodhe sa e sa here. Mirëpo, faturën e bllokimit te Kuvendit po e paguajnë qytetaret e vendit, jo partitë ne koalicionin qeverisës”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

LEXO EDHE: PSD e interesuar ta rrëzojë qeverinë, fton VV-në e LDK-në t’i bashkohen

Ai ka shtuar se nëse opozita dëshiron të dërgojë mesazh të qartë tek opozita duhet të mbledhin nënshkrimet e duhura.

“Nëse opozita dëshiron te dërgoj mesazh te qarte, sigurohuni qe i keni 61 nënshkrime. Secili veprim tjetër do te prodhoj kunderefekt”. /ZERI