PSD e interesuar ta rrëzojë qeverinë, fton VV-në e LDK-në t’i bashkohen

Aktuale July 23, 2018 - 21:52
Detajet

Gjatë ditës së sotme është bërë një diskutim virtual ku u lëshuan edhe akuza nga dy partitë, PSD-së dhe VV-së lidhur me rrëzimin e Qeverisë, raporton “Zëri.info”.

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu përmes një postimi në “facebook”, ka ftuar LVV-në dhe LDK-në që ta nënshkruajnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

LEXO EDHE: DSS: Vuçiq është rreshtuar në anën e promotorëve të pavarësisë së Kosovës

Ja postimi i plotë i tij:

“Edhe njëherë:

- e ftojmë LDK dhe LVV që ta inicojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe ne do ti japim 12 nënshkrime dhe 12 vota, ose të na i japin nënshkrimet dhe ne e inicojmë

- e ftojmë LDK edhe LVV ta na thërrasin ne tryeze opozitare për strategji e taktikë për rrëzimin e qeverisë ose të na japin neve autorizimin dhe ne e thërrasim

- e ftojmë LDK e LVV që ta votojmë në Kuvend mandatarin e bisedimeve, që ai/ajo mos të jetë Thaqi. /ZËRI