Lekaj thirrje për kujdes në komunikacion: “Familja ju Pret”

Aktuale July 23, 2018 - 21:07
Detajet

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një postimi në “Facebook”, e ka konsideruar tragjik për tërë shoqërinë aksidentin e sotëm në fshatin Gllarevë, raporton “Zëri.info”.

Ai po ashtu ka bërë apel tek të gjithë pjesmarrësitë që të u bashkëngjiten fushatave të Policisë dhe që të shtojnë kujdesin në komunikacion duke i respektuar shenjat e komunikacionit.

Ai ka gjetur rasti edhe tu shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të këtij aksidenti.

“Vdekjet e sotme në Gllarevë të Klinës, si pasojë e një aksidenti, lajm tragjik jo vetëm për familjarët e të ndjerëve, por për tërë shoqërinë tonë. Duke i ngushëlluar të gjithë për këto humbje të jetëve… si Ministër i Infrastrukturës, por mbi të gjitha si një qytetar i këtij vendi, ngreh alarmin dhe ju bëj apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të kenë kujdes, të respektohen rreptësisht shenjat, shpejtësia në komunikacion dhe mbi të gjitha të kujtoheni se “Familja ju Pret”, kjo do të bëjë që të gjithë të kujdesemi për njëri tjetrin. Ngushëllime Familjeve që sot humbën më të dashurit e tyre…! Bashkohuni në fushatën sensibilizuese bashkë me Policinë e Kosovës, për ngasje të sigurtë, që të eliminojmë ketë dukuri (vozitjen e shkujdesur) që po na i merr bashkëqytetarët”, ka shkruar Lekaj.  /ZERI