KQZ-ja paguan komisionerët e zgjedhjeve

Aktuale July 23, 2018 - 15:43
Lexoni më shumë detaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas raportimit të gazetës “Zëri”, se nuk i ka kryer obligimet ndaj komisionerëve në zgjedhjet fundit lokale, sot KQZ-ja përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është kryer pagesa për 1 mijë e 126 persona nga gjithsej 1 mijë e 748 sa janë gjithsej.

“Duke u mbështetur në kufizimet buxhetore dhe pamundësinë për të përmbyllur të gjitha pagesat në këtë kohë, njoftojmë se pagesat kanë filluar të realizuar për 1 mijë e 126 persona nga gjithsej 1 mijë e 748 të cilët kishin mbetur pa paguar deri në përfundim të vitit të kaluar. Pra, transferimi i mjeteve, që pritet të përmbyllet të martën (24 korrik), Mjetet janë siguruar nga buxheti i KQZ-së, saktësisht nga projektet të cilat kanë pasur të realizohen në këtë pjesë të dytë të këtij viti” , thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Ndërkaq pjesa tjetër e komisionerëve 622 persona, do të paguhen pas që të sigurohet buxheti shtesë.

“Pagesa për pjesën e mbetur, 622 persona, do të bëhet sapo të sigurohen mjetet e nevojshme dhe për këtë do të informohen me kohë. Pra, këtu përfshihen 455 persona nga Komuna e Klinës dhe 167 të tjerë nga Komuna e Prizrenit”, thuhet tutje në njoftim./ZËRI/