''Marrëveshja Kosovë-Serbi i hapë rrugë integrimit të dy vendeve në BE''

Aktuale July 23, 2018 - 14:28
Lexoni më shumë detaje

Ministrja austriake për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme, Karin Kneissl, duke folur për marrdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është jetike që këto dy vende të arrijnë një marrëveshje për hapjen e përspektivës evropiane të tyre.

Sipas saj, është në dorën e të dy vendeve, si dhe diplomatëve të Bashkimit Evropian, që të punohet në drejtim të një marrëveshjeje afatgjatë, dhe të barabartë për të dyja palët, transmeton lajmi.net

“Nuk ka asnjë arsye pse Beogradi dhe Prishtina mos ta kthejnë një faqe të re në marrëdhëniet e tyre, kur këtë e kanë bërë edhe armiqtë shekullorë si Franca dhe Gjermania, madje edhe shumë të tjerë. Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje. Sa i përket përmbajtjes së marrëveshjes, diplomatët duhet të punojnë me të gjitha kapacitetet e tyre që marrëveshja të jetë e drejtë dhe afatgjate”, u shpreh Kneissl.

Ajo foli edhe për zgjerimin e BE-së nga vendet e Ballkanit Përendimor, duke përfshirë Kosovën dhe Serbinë, ku tha se BE-ja është skeptike në këtë aspekt për shkak të reformave që duhet kryer, si dhe zgjidhjes së konflikteve dypalëshe.

“Disa shtete anëtare të BE-së, aktualisht janë mjaftë skeptike rreth zgjerimit, dhe për këtë arsye ata kanë shumë për t’u bindur për përfitimin e këtij procesi. Vendet në rajon duhet të angazhohen për t’i bërë shtetet e tyre të afta për t’u bashkuar në BE përmes reformave, zgjidhjen e konflikteve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit”, ka përfunduar Kneissl.

Kujtojmë se Austria është vendi i rradhës i cili kryeson me presidencën e BE-së, pasi që mandati i Bullagarisë përfundoi në fund të muajit qershor.