Sherifi-Veselit: Ke telashe me i mësua do gjëra

Aktuale July 23, 2018 - 12:54
Debat i ashpër mes Sherifit e Veselit

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, gjatë votimit të pikave në rend dite ka pasur një “përplasje” mes deputetit të Nisma-s, Billall Sherifit, dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli raporton “Zeri.info”.

Pas një deklarate të deputetit Billall Sherifi, ku i kërkonte deputetëve të opozitës të votonin për një pikë në rend dite, kryeparlamentari Veseli duke i dhënë fjalën atij i tha atij që po bënë punë apeli i tij.

“Ti Billall ki përvoj shumë me ish kryetarin e Kuvendit, po ta kam përmend emrin, kundër replikë menjëherë pasi që ke lënë diqka pa e pasuri fjalimit, vazhdo”, tha Veseli.

Ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Billall Sherifi i cili tha se Veseli po ka telashe me mësu gjëra tjera.

“Kryetar, a donë me ta përsërit në çdo seancë, kështu është problemi yt sepse kur e merr detyrën e kryetarit të Kuvendit, ki telashe me i mësua do gjëra, nuk e di a ki me i mësua ndonjëherë”, tha Sherifi.

Ndërsa kryepralramentari Veseli ia ktheu duke thënë që prej kur është bërë kryetar i Kuvendit, nuk ka mësuar më.

“Jo nuk mundem me mësua sepse edhe doktoraturën nuk mundem me kry, prej kur kam hyrë kryetar Kuvendit asnjë provim më nuk kam mujt me kry”, tha Veseli.

Ndërsa këto deklarata vazhduan edhe për pak qaste, pastaj Veseli tha se kjo me Sherifin është vetëm shaka./ZERI