Pacolli: GJND-ja vulosi pavarësinë e Kosovës

Aktuale July 22, 2018 - 16:59
Lexoni më shumë detaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), para tetë vjetëve ka vulosur legjitimitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtarë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Pacolli ka shkruar se ky vendim ishte një e arritur historike për shtetin e ri dhe një mesazh i fuqishëm për të shuar zërin e kundërshtarëve të pavarësisë.

Postimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:

Tetë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si Institucioni kryesor i Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur kontestet në mes shteteve, nëpërmjet vendimit të saj e vulosi legjitimitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtarë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nga përfaqësuesit e popullit të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ky vendim ishte një e arritur historike për shtetin e ri dhe një mesazh i fuqishëm për të shuar zërin e kundërshtarëve të pavarësisë.

Image

Image