Avdyli kërkon tryezë për zgjedhje

Aktuale July 22, 2018 - 16:42
Lexoni më shumë detaje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje, pasi që sipas tij, tani është koha për zgjedhje dhe jo zgjidhje, raporton “Zeri.info”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Avdyli, ka kujtuar 2017 kur Hashim Thaçi e Kadri Veseli e donin LDK-në në opozitë.

Tani ai kërkon që subjekti i tij politik ta luajë rolin opozitar dhe jo të kërkohet nga Thaçi e Veseli sa herë ju duhet LDK-ja, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Avdylit pa ndërhyrje:

Kadri Veseli bashkë me Hashim Thaqin, në 2017 pa paralajmërim e quan vendin në zgjedhje dhe dërguan LDK-në në opozitë, duke thyer gjitha marrëveshjet të shkruara e të pashkruara.

Ata e deshtën LDK-në në opozitë, prandaj lëreni LDK- në të luajë rolin e saj opozitar.

Ne sjemi servis i tyre, kur të ju duhemi në raste, të shëndrrohemi në makina të votimit.

Sot 42 deputetë shqiptar udhëheqin vendin me pakicat destruktive kurse nga 58 deputetët tjerë shqiptarë presin tiu rrimë gaditu me votat tona në keqeverisjen, zhvatjen dhe zhbërjen e shtetit.

Koha është për tryezë për zgjedhje e jo për zgjidhje.