Lugina e Preshevës kërkon ndihmën e Shqipërisë dhe Kosovës (VIDEO)

Aktuale July 22, 2018 - 16:04
Lexoni më shumë detaje

Shtypja dhe diskriminimi ndër dekada, i ka lodhur shqiptaret e kësaj treve, të cilët të ruajnë me fanatizëm traditën, zakonet, gjuhen dhe kulturën, por ata nuk janë dorëzuar.

Pavarësisht gjithçkaje vijojnë përpjekjen e përditshme sidomos në aspektin politik për të fituar vendin që i takon brenda shtetit, të cilin ia la për fat të keq si dhurate proceset historike.

Problemi më jetik për ta është mungesa e teksteve shqip në shkolla.

Tirana zyrtare thotë se përkthimi i 35 teksteve shqip për Luginën është ne proces duke dhënë lajmin se ne fillimin e vitit të ri shkollor ato do të jenë gati per nxënësit shqiptare.

Përfaqësuesit më të lartë politik të luginës shpresojnë qe Prishtina e Tirana te luajnë një rol edhe më të rëndësishëm në të ardhmen sa i takon presionit që duhet bërë tek shteti serb.

Presheva dhe dy komunat e tjera janë zonat më të varfra ne gjithë Serbinë. /VizionPlus/