"Vuçiq po kërkon referendum të zhvendosë përgjegjësinë e tij tek populli për dorëzimin e Kosovës"

Aktuale July 22, 2018 - 15:18
Lexo detajet

Opozita serbe po e kundërshton me të madhe nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas opozitarit Bosko Obradoviç “një marrëveshje e tillë me një shtet jo-ekzistues duhet të kundërshohet, pasi nëse hyhet në fazën përfundimtare të dorëzimit të Kosovës, Vuçiq do të paraqitet si paqebërësi më i madh që bëri kompromisin dhe garantoi ardhmërinë e fëmijëve serb”, raporton Periskopi, shkruan agjencia e lajmeve FoNet.

Sipas Obradoviç, Vuçiq po e kërkon referendumin që të zhvendosë përgjegjësinë e tij tek populli për dorëzimin e Kosovës.

“Të gjithë ne që e respektojmë Kushtetutën, Rezoluta 1244, të cilën ne jemi kundër një marrëveshjeje të detyrueshme me një shtet jo-ekzistues të Kosovës, kundërshtojmë edhe dhënjën e një ulëse në OKB për Kosovën si një vend që shkakton vetëm kaos” ka thënë Obradoviç, raporton Periskopi.

Ashtu si nuk ka kompromis në negociatat midis udhëheqësve të Beogradit dhe Prishtinës, opozita serbe tradicionalisht është e ndarë lidhur me çështjen e  Kosovës.