MPJ: Serbia po falë armë për të penguar njohjet e Kosovës

Aktuale July 22, 2018 - 14:55
Lexo detajet

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka akzuar Serbinë për shitje dhe falje të armëve si mjet për të ndalur njohjet e Kosovës.

Sipas MPJ-së, kjo gjë ndodh kryesisht në vendet afrikane dhe se armët serbe po përdoren edhe nga organizata terroriste, Boko Haram

Komunikata e plotë e MPJ-së:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e thellë mbi publikimin e dëshmive bindëse nga Organizatat kredibile ndërkombëtare, siç është Amnesty International se armatimi i prodhuar në shtetin serb vazhdon të përdoret nga disa shtete afrikane, të cilat bëjnë shkelje sistematike të të drejtave të njeriut dhe madje përdoren edhe nga luftëtarët e Organizatës Terroriste Boko Haram.

Ministria e Punëve të Jashtme thërret Komunitetin Ndërkombëtarë që të rrisë kontrollin, verifikimin dhe mbikëqyrjen e sjelljeve dhe veprimeve të tilla të shtetit serb në kontinentin afrikan, të cilat në mënyrë të tërthortë i kontribuojnë abuzimeve të të drejtave themelore të njeriut dhe kërcënimit serioz të paqes dhe sigurisë.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se publikimi i këtyre dëshmive forcon bindjen se Serbia ka përdorur dhe po përdorë shitjen dhe faljen e armëve si mjet të diplomacisë për të joshur disa shtete jo-njohëse të Republikës së Kosovës në kontinentin afrikan, që mos të ndërmarrin një hap të tillë