Ugljanin: Regjimi nacionalist serbomadh pengoi vizitën e Pacollit në Novi Pazar

Aktuale July 21, 2018 - 22:22
Lexo detajet

Kryetari i Këshillit Nacional të Boshnjakëve, Sulejman Ugljanin pas anulimit të lejes nga Serbia të shefit të diplimacisë kosovare, Behgjet Pacolli që ta vizitoj Novi Pazarin, pushtetin serb e ka quajtur “regjim nacionalist”.

Ugljanin kryeministren serbe, Ana Bërnabiq e akuzuar për jotolerancë ndaj boshnjakëve.

Ugljanin në letrën dërguar Pacollit, të cilit i referohet si ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, ka theksuar se me keqardhje të thellë e ka marrë informacionin që, siç e ka quajtur ai, regjimi aktual nacionalist serb nga Beogradi pengoi ardhjen e tij, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu e ka falënderuar Pacollin për gatishmërinë e tij që të vizitojë Novi Pazarin megjithë pengesat e mëdha nga ana e regjimit nacionalist serbomadh.

Ai në letër po ashtu thekson se i vije mirë për gatishmërinë e Pacollit që t’ju mundësoi qytetarëve të Sanxhakut që të dëgjojnë edhe anën tjetër.

“Mosgatishmëria e regjimit aktual serb që të gjithë qytetarëve t’ju mundësojë që të dëgjojnë edhe mendime tjera është pasqyra më e mirë që e karakterizon këtë regjim”, ka thënë Ugljanin.

Lidhur me paralajmërimin e kryeministres serbe që Këshilli i boshnjakëve duhet t’i respektojë ligjet e shtetit të tyre, Ugljanin ka thënë se ky është kërcënim për popullin boshnjak.