Brnabiq kritikon Ugljaninin për ftesën që i bëri Pacollit

Aktuale July 21, 2018 - 19:16
Lexo detajet

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të liderit të Këshillit Nacional të Boshnjakëve në Sanxhak, Sulejman Ugljanin, pasi ky i fundit e ftoi ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin, në një vizitë zyrtare në Sanxhak, njofton Klan Kosova.

“Iniciativa të tilla janë kryekëput në kundërshtim me qëllimin e ekzistencës dhe funksionimit të këtyre Këshillave Nacionalë. I ftojë liderët e këtyre këshillave që të mësojnë të jenë të përgjegjshëm, pikë së pari para qytetarëve që ata përfaqësojnë”, ka thënë Brnabiq.

“Mos të mundohen të mbledhin pikë të ulëta politike në kurriz të stabilitetit të vendit dhe të mos abuzojnë me tolerancën dhe mirëkuptimin e qeverisë Serbe”.

Gjithsesi, siç u njoftua, vizita e ministrit kosovar nuk do të mund të realizohet meqë, ashtu siç pritej, autoritetet serbe nuk i kanë dhënë leje për futje në territorin e Serbisë dhe siç ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës vet Pacolli, pa leje nuk e ka ndërmend të udhëtojë për në shtetin fqinj.