Thirrja ndaj turistëve për siguri në plazhin e Durrësit: Mos bëni shaka

Aktuale July 21, 2018 - 18:57
Lexo detajet

Për kreun e shoqatës së Hoteleri Turizmit në Durrës, Eduart Xhepa pjesa më e madhe e operatorëve turistikë i kanë marrë masat e nevojshme për sezonin turistik.

Të paktë janë ata që nuk i janë përgjigjur këtij detyrimi të sanksionuar me ligj.

Megjithatë, sipas Xhepës është shumë e rëndësishme që pushuesit të njihen me sinjalistikën detare, por edhe të jenë të kujdesshëm sepse rrymat nënujore detare bëhen shkak për mbytje në det.

“Pushuesit duhet të jenë të ndërgjegjësuar, ata duhet të njohin me përpikëri sinjalistikën detare për të shmangur çdo incident në det. Nëse flamuri është jeshil mund të notojnë, ngjyra e verdhë tregon rrezik ndërsa ngjyra e kuqe është e ndaluar. Pushuesit duhet ta dinë që ka rryma nënujore detare të cilat mund të shkaktojnë mbytje. Duhet të respektojnë sinjalistikën e të kërkojnë ndihmë kur duhet,” pohoi Xhepa. /Insajderi