Anulohet konferenca pasi u ndalua Pacolli, nuk shkon as analisti kosovar në Novi Pazar

Aktuale July 21, 2018 - 16:47
Lexo detajet

Është anuluar konferenca në Novi Pazar ku do të merrnin pjesë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe analisti Nexhmedin Spahiu.

Ky i fundit ka treguar se e gjithë konferenca është anuluar për shkak të ndalesës që institucionet serbe ia kanë bërë Pacollit.

“As unë, e as Pacolli nuk kemi mundur të marrin pjesë për shkak të ndalesës ndaj tij”, ka thënë Spahiu për Klan Kosova.

“Emri im ka qenë si pjesë e delegacionit të Kosovës dhe për shkak të refuzimit ne jemi kthyer dhe konferenca është anuluar”.

Të dy ishin ftuar në këtë konferencë nga boshnjakët atje, por kërkesa për ta vizituar këtë pjesë të Serbisë është refuzuar nga institucionet serbe.