Çfarë do të ndodhte me Pacollin nëse do të shkonte në Serbi, tregon ministri serb

Aktuale July 21, 2018 - 15:25
Detajet

Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit i është refuzuar kërkesa nga Serbia për vizitë zyrtare në Novi Pazar.

“Çdo përpjekje e tij për të ardhure [në Novi Pazar] do të ishte ilegale dhe dihet se si veprohet me ata që përpiqen ilegalisht të hyjnë në territorin e një vendi të njohur ndërkombëtarisht dhe sovran siç është Serbia”, ka qenë reagimi i ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Vulin shtoi se Qeveria e Serbisë nuk e miratoi atë vizitë, duke e vlerësuar të paligjshme, transmeton lajmi.net.

LEXO EDHE: Zyrtare: Pacollit i refuzohet kërkesa për vizitë në Novi Pazar, tregon nëse do të shkojë në Serbi

Unë do të kërkoja, thotë ministri serb, që të mos bëhet një paralele me veprimin e autoriteteve të Prishtinës..

“Le të mos harrojmë që ne jemi një shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova dhe Metohia është territor nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, në përputhje me Rezolutën 1244. Pacolli, si Ministër i Jashtëm nuk mund të vijë në territorin e Serbisë, për arsyen e thjeshtë se as Rezoluta 1244, as me dokumente përkatëse të UNMIK-ut nuk përcaktohet që të ketë ndonjë Ministër të Punëve të Jashtme”, ka thënë Vulin, për Sputnik.