Qeveria: Nuk ka shkëmbim të territoreve, është rrezik

Aktuale July 21, 2018 - 10:46
Detajet

Në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë mund të hapet edhe tema e shkëmbimit të territoreve në mes dy vendeve. Ndonëse jozyrtarisht si zgjidhje përmendet që Serbia ta marrë veriun e Kosovës, ndërsa kjo e fundit Luginën e Preshevës, shkruan "Zëri.info". 

LEXO EDHE: Pazari me territore


Ndërkaq Zyra e Kryeministrit Haradinaj në një përgjigje dhënë gazetës “Zëri” ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk ka ndryshuar qëndrim rreth ndarjes së Kosovës. Sipas tyre, nuk do të ketë lëvizje të kufijve. “Ndarja për mua është luftë, unë këtë e them pa hezitim dhe është rrezik të flasim për ndarje. Nuk është mirë të përmendim ndarje. Kushdo që e përmend ndarjen, për çfarëdo arsye, e ka gabim, do t’i sjellë një tragjedi Ballkanit. Nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim territoresh e lëvizje kufijsh, është rrezik, nuk bëhet në këto rrethana”, thuhet në përgjigjen dhënë “Zërit”.  /ZERI