Të riatdhesuarit në kërkim të largimit

Aktuale July 21, 2018 - 10:16
Detajet

Shumë nga të kthyerit pas largimit nga Kosova gjatë valës së ikjeve tre - katër vjet më parë, nuk po arrijnë të adaptohen. Disa nga të riatdhesuarit në Kosovë thonë se kushtet ekonomike e sociale janë larg standardeve që i kishin gjatë qëndrimit të tyre në vendet e Bashkimit Evropian. Të përballur me papunësi dhe jetë të vështire nga aspekti ekonomik-social, shumë prej të riatdhesuarve nga vendet e Bashkimit Evropian thonë se do të largoheshin përsëri nga Kosova nëse do t’u jepej rasti.