OVL UÇK Reagon ndaj suspendimit nga puna të policëve ish ushtarë të UÇK-së

Aktuale July 20, 2018 - 18:45
Detajet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë duke u kërkuar kështu që të mos i suspendojnë nga puna policët dhe oficerët e policisë së Kosovës të cilët janë ish-ushtar të UÇK-së, transmeton “Zëri.info”.

Kjo organizatë ka kërkuar që ata të amnistohen për shkak se ata marrin vetëm pension të invaliditetit të luftës.

Ja reagimi i plotë i tyre:

Pejë, kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, që të mos suspendojë nga puna policët dhe oficerët e PK-së (ish Ushtar të UÇK-së), sipas propozimit të bërë nga Inspektorati i Policisë, vetëm për shkak se ata marrin pension invaliditeti të luftës.

Ne kërkojmë që këta policë të amnistohen, të paktën deri sa Komisioni Mjekësor Invalidor i formuar në fund të vitit 2017, të rivlerësojë gjendjen e tyre shëndetësore dhe të rivlerësojë shkallën e tyre të invaliditetit.

Secili invalid i luftës, përfshirë edhe ata që deri më tani gëzojnë pension Invalidor, do të vlerësohet para këtij komisioni, e ne jemi optimist se shumë bashkëluftëtarë, tani më janë shëruar dhe gëzojnë shëndet të mirë.

Ne shpresojmë që Drejtoria e Policisë, do e pres vendimin e rivlerësimit të tyre nga Komisioni Mjekësor, para se të marë çfarë do vendimi në lidhje me çështjen. /ZËRI