KFOR-i vendos tabelat e kufirit në Karaqevë, banorët shqetësohen

Aktuale July 20, 2018 - 17:07
Detajet

Në mëngjesin e së premtes(sot) në fshatin Karaqevë të Komunës së Kamenicës, përkatësisht në vendin e quajtur “te uji i qeshmës”, KFOR-i ka vendosur tabelat për shënimin e kufirit të përkohshëm të Kosovës.

Banorët e kësaj zone i kanë deklaruar “Zërit” se me tabelën e vendosur tokat e tyre kanë mbetur në anën e Serbisë, e jo në Kosovë, siç kanë qenë gjithherë. 

Selver Lenjani, kryetar i bashkësisë lokale në Karaqevë, ka thënë për “Zërin” që ky veprim KFOR-it ka shqetësuar shumë banorët.

“ Sot në mëngjes në orën 10-të nën masa të rrepta sigurie të KFOR-it janë vendosur këto tabela. Kjo na ka frikësuar shumë dhe na ka  lënë të kuptojmë që ndarja fuqizohet nga faktori ndërkombëtar. Ne kemi tokat tona atje të cilat i punojmë ilegalisht, kjo duhet të diskutohet urgjentisht  në institucione qendrore të vendit”, tha ai.

Sipas tij edhe pse nuk është hera e parë e vendosjes së këtyre tabelave, ky veprim i sotëm i ka shqetësuar edhe më shumë duke e marrë parasysh situatën me dialogun me Serbinë.

Përndryshe, gazeta “Zëri” nuk ka arritur të marrë ndonjë përgjigje nga KFOR-i për tabelat e vendosura në Karaqevë të Kamenicës. /Zëri/

Image

Image