‘Lufta’ e radhës e PSD-së dhe VV-së në Prishtinë

Aktuale July 20, 2018 - 16:46
Detajet

Kryetari i Komunës , Shpend Ahmeti njëherësh edhe kryetari i Partisë Sociademokrate përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunë ka nënshkruar një marrëveshje së bashku me Trafikun Urban i cili për Ahmetin është kusht që në Prishtinë të mund të vinë edhe 21 autobus të rinj të cilët priten që të porositen e më pas edhe të bëhen pjesë e trafikut urban në Prishtinë, shkruan “Zëri.info”.

“Pas disa muajsh përgatitjesh, dje nënshkruam kontratën e Shërbimeve Publike në mes të Komunës dhe Trafikut Urban. Kjo reformë ku ne paguajmë shërbimin me km dhe i marrim te hyrat nga biletat vetë si komunë na mundëson që në dy vitet e ardhshme të ofrojmë shërbime të transportit edhe në vendet ku nuk ka profit, por ka interes publik si dhe na ofron mundësinë (me kosto të saktë) të ofrimit të lirimeve për grupet e cenueshme. Mos të harrojmë që përfunduam edhe kushtin e fundit për 21 autobusët e tjerë të cilat tani do të porositen”, ka shkruar Ahmeti.

Kjo deklaratë e Ahmetiti nuk u ka pëlqyer asamblistëve të “Vetëvendosjes”, në Prishtinë. Sipas asamblistit të kësaj partie, Eman Rrahmanit ky është vetëm një mashtrim i radhës nga Ahmeti.

“Me këtë postim Kryetari është mundu që dështimin me ua paraqit qytetarëve si sukses. Kjo marrëveshje është bërë pershkak se Trafiku Urban është para kapitullimit dhe tash komuna do mbulon me buxhet të qytetarëve dështimin e Trafikut Urban, pas vonesave të 21 autobusëve për një vite, duhet të kthehet kredia ende pa ardh autobusët. Kurse trafiku urban është duke operuar me humbje dhe e ka të pa mundur kthimin e kësaj kredie, andaj me këtë marrveshje është duke u mundu me fsheh gjendjen e Trafikut Urban”, ka thënë Rrahmani, shkruan tutje “Zëri.info”.

Tutje ai ka shkruar se kjo mënyrë e funksionimit të trafikut urban i hap rrugë shtimit të taksive ilegale.

“Funksionimi i taksive ilegal është më i madh se në Kohën e Ismet Beqirit. Këtyre u është premtu se do tu behet zgjedhje, kurse pas largimit te taksive ilegal do te funksiononte trafiku urban. -me habit fakti si mundohet një dështim apo kapitullim të një kompanie publike ta paraqes si një sukses. Në vend të marr masat dhe të funksionalizoi trafikun urban, kryetari tallet me statusa qesharak.

Ai qeverisjen e Komunës pa Vetëvendosje e krahason me një qeverisje tjetër.

“Qeverisja e këtij mandati pa VETËVENDOSJE! Lirisht mund të quhet qeverisje e Ismet Beqirit!”. /ZËRI