Abdixhiku: LDK nuk ka qenë kurrë më mirë

Aktuale July 20, 2018 - 16:05
Detajet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hedhur poshtë pretendimet se kjo parti është e përçarë mes vete, shkruan “Zëri.info”.

Ai përmes një fotografie të publikuar në “Facebook”, ka treguar se deputetët dhe anëtarët e tjerë të kësaj partie janë mirë së bashku.  

LEXO EDHE: Greg Delawie i shkon në shtëpi Isa Mustafës, në takim dhe deputetët e LDK-së

Në mbishkrimin e fotografisë Abdixhiku ka shkruar: “Kurrë më mirë. Bashkë dhe të vendosur!”

Përndryshe gjatë ditës së sotme është raportuar se në shtëpinë e liderit të kësaj partie, Isa Mustafës ka qenë për vizitë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie dhe kjo fotografi është bërë pikërisht në shtëpinë e Mustafës. /ZËRI

 

Image