Salihu: Shkëmbimi i territoreve Luginë-Veriu i pamundur?

Aktuale July 20, 2018 - 15:29
Lexo detajet

Kryetari i Kuvendit Komunal në Preshevë, Sami Salihu është shprehur për shkëmbimin e teritorreve në mes Kosovës dhe Serbisë.

"Nuk jepet Veriu, as për liberalizim e as për ulëse në OKB. Shkëmbimi me Luginën është i pamundur se Serbia nuk heq dorë nga korridori i 10", ka shkruar Salihu.

Salihu më herët ka thënë se është optimist në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e investimeve në komunën e Preshevës.

Sami Salihu, udhëheqës i Lëvizjes për Reforma PDSH është pjesë e koalicionit qeverisës në komunën e Preshevës së bashku më Alternativën për Ndryshim dhe listën serbe.