Dimitrov: Çdo lajm i mirë për Kosovën është lajm i mirë për Maqedoninë

Aktuale July 20, 2018 - 14:28
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nicola Dimitrov sot po qëndron në Kosovë me ç'rast është takuar me homologun e tij shqiptar Behgjet Pacolli, raporton Zëri.Info

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se Maqedonia është mike e Kosovës dhe shteti me të cilin vendi ynë ka më së shumti marrëveshje.

Këto komente Pacolli i bëri në konferencën e përbashkët me homologun e tij pas takimit.

"Kam nderin që jam këtu me homologun tim. Ai në emër të institucionit që përfaqëson ka ndihmuar Kosovën në çdo takim. Ne me Maqedoninë kemi një traditë të marrëdhënieve të mira reciproke dhe kemi numrin më të madh të marrëveshjeve të nënshkruara. Kosova është mik i natyrshëm i Maqedonisë dhe kështu do të vazhdojnë marrëdhëniet dypalëshe. Takimi i parë qeveritar asgjë paraparë në shtator të këtij viti", ka thënë ai.

Ai tha se e ka përgëzuar homologun e tij për përfundimin e çështjes së emrit me Greqinë. " e garantova se Kosova do të vazhdojë në krijimin e mundësive në bashkëpunimin ekonomik, kulturor", tha ai.

Ai tha se problemi me taksën doganore do të zgjidhet dhe sa se është një preventivë që do të zgjasë 30 ditë.

Ndërkaq Nikolla Dimitrov deklaroi se ka nderin që ndodhet në Prishtinë. Ai përgëzoi kosovarët për lajmin e mirë për vizat dhe se çdo lajm i mirë siç tha ai për Kosovën është lajm i mirë edhe për Maqedoninë.

"Kam kënaqësi të madhe që jam këtu. Falënderoj Pacollin për ftesën që ma dërgojë me 25 tetor të vitit të kaluar. Është gjithmonë bukur të vizitohet Prishtina. I përgëzoj qytetarët për lajmin pozitiv për liberalizimin e vizave", ka thënë ai, raporton më tutje “Zëri.info”.

Ai tha se çështja e taksës doganore do të rregullohet së shpejti.

"Unë dhe ne si qeveri jemi te bindur se nëse nuk kemi fqinjë të mirë s’mund të jemi as vet të mirë. Çdo lajm i mirë për Kosovën është lajm i mirë edhe për Maqedoninë. Ne na pret një moment historik. Jam i bindur se do ta marrim këtë politik të re në Ballkan sepse në kuadër te procesit të Berlinit do të punojmë në lidhje me masat ekonomike dhe barrierat tregtare dhe kjo është e vetmja mënyrë për mbrojtjen e prodhuesve vendos dhe të huaj", ka thënë ai.

"Marrëveshja e CEFT-as thotë se paraprakisht duhet te fillohet hetim me shtetet e prekura dhe pas kësaj do të fillohen masat. Një masë s’mund të jetë e mirë për Kosovën nëse s’është e mirë për Serbinë dhe shumë shpejt besoj do ta rregullojmë ketë çështje", tha ai.

Ndërkohë Pacolli i pyetur nëse do të udhëtojë në Novi Pazar ashtu siç është paralajmëruar ka thënë se nëse nuk ka një udhëtim të sigurt nuk do të shkojë për shkak se siç tha ai nuk i njeh rrugët dytësore për të shkuar atje. /Zëri