Konkurs për e kryetar të bordit të AGK-së, mund të kandidojë secili gazetar i Kosovës

Aktuale July 20, 2018 - 13:39
Lexo detajet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, më datë 31 korrik 2018 (e martë) do të organizoj kuvendin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit / kryetares së AGK-së.

Të drejtë për të kandiduar për pozitën e kryetarit të bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës kanë të gjithë gazetarët që punojnë në Kosovë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, mirëpret kandidimin e çdo gazetari / gazetareje që ka vullnet, vizion dhe përkushtim për të punuar dhe kontribuar në të mirë të organizatës dhe komunitetit të gazetarëve.

AGK ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të publikojë pikat e rendit të ditës, vendin dhe orën e mbajtjes së këtij kuvendi zgjedhor.