Haradinaj thumbon Lutfi Hazirin, e quan shakaxhi

Aktuale July 19, 2018 - 22:33
Lexo detajet!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për shkëmbimin e territoreve, dhe idenë që ka dhënë Lutfi Haziri për pozicionin e Luginës së Preshevës.

Ai në RTV Dukagjini, Lutfi Hazirin e ka quajtur shakaxhi që lufton për interesa elektorale.

“Luta është një shakaxhi për të marrë votat e preshevarëve me Anamoravë. Ai e mbanë gjallë këtë temë në vazhdimësi vetëm për qëllime elektorale”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se për këto tema duhet të kursemi nga deklaratat.

“Nuk bëhet shaka me këto tema”, është shprehur Haradinaj në RTV Dukagjini.

“E ka vetëm interes elektoral dhe asgjë më shumë”, ka theksuar ai.