Thaçi për gjashtë burrat që udhëtuan në Bruksel: Nuk ka qenë ekip i madh

Aktuale July 19, 2018 - 22:28
Lexo detajet!

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka arsyetuar për shkuarjen e të gjithë liderëve shtetëror në Bruksel për tu takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogherinin, për të marrin lajmin pozitiv për liberalizmin e vizave.

Në këtë takim delegacioni nga Kosova është përbërë nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe dy zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

E shkuarja e tre liderëve të vendit dhe tre zv/kryeministra përbën shkelje ligjore pasi që dolën jashtë vendit në të njëjtën kohë.

Mirëpo për presidentin e vendit nuk ka shumë rëndësi ai është arsyetuar duke thënë se nuk ka qenë një ekip i madh mirëpo do të duhej të ishte edhe më i gjerë sesa që ishte.

“Mendoj se nuk ka qenë i madh mendoj se do të duhet të jetë edhe më i gjerë për arsye se dje është shpallur rekomandimi për liberalizimin e vizave pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi. Mendoj se gjithë njerëzit që kanë kontribuar, të gjitha qeveritë e kaluara dhe të tashme coftë pozita dhe opozitë dhe mendoj se ka qenë një veprim i drejtë dhe i duhur që të jenë të gjithë institucionet dhe po them që do të duhej të kishte edhe liderë të opozitës”, ka thënë Thaçi në Zona e Debatit në Klan Kosova.